Shevchenko zbulon prapaskenat: I thashë jo Romës, ja sekreti i penalltisë kundër Buffon

Shevchenko zbulon prapaskenat: I thashë jo Romës, ja sekreti i penalltisë kundër Buffon

Andriy Shevchenko ka zbuluar se në vitin 2008 i tha “jo” Romës. “Isha në 50% të Shevës së dikurshëm. Më telefonoi edhe Spalletti, një zotëri i vërtetë, por për mua kthimi në Itali do të thoshte vetëm Milan”, – tregoi ish-sulmuesi ukrainas në intervistë me Luca Tonin për formatin “Fenomeni”. Fituesi i “Topit të Artë” 2003 rrëfeu edhe refuzimin ndaj Real Madridit: “Në vitet 2002 dhe 2003 më kërkuan, por e qetësova Berlusconin duke i thënë se ndieja që ende nuk kisha bërë asgjë për Milanin. Për mua objektivi ishte të fitoja dhe të jepja gjithçka me Milanin”. Ndërsa për kalimin te Chelsea më 2006: “Ishte një sfidë. Në atë moment futbolli anglez po afrohej me nivelet e sotme. Më kujtohet se e pashë Milan–Roma...