Sherri në Vlorë, e pëson vetëm Flamurtari, trajneri Tetova pezullohet 6 muaj

Sherri në Vlorë, e pëson vetëm Flamurtari, trajneri Tetova pezullohet 6 muaj

Adriatik BALLA Fenomeni i dhunës në fushë dhe në shkallët e stadiumit po shqetëson jo pak futbollin shqiptar e kjo bëhet alarmante kur kjo ndodh me klubet e Superiores dhe me emra të njohur të futbollit tonë. Komisioni i Disiplinës dha dje vendimet edhe për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në fund të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ku kishte kaos në dhomat e zhveshjeve me përplasje mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave. Edhe pse vlonjatet kanë akuzuar futbollistin e Elbasanit, Emiljano Musta, si shkaktar të sherrit dhe iniciator i përplasjeve, për Disiplinën, problematikët kanë qenë vetëm vlonjatet. Kësisoj, klubi është dënuar me një gjobë të majme, ndërsa është pezulluar 6 muaj mbrojtësi Luçiano Skuadrone. Vendimet e Disiplinorit për ngjarjet e Vlorës në...