Sherr i madh në Serie A/ Allegri dhe Fabregas përplasen në fushë, përjashtime dhe akuza të forta pas ndeshjes

Sherr i madh në Serie A/ Allegri dhe Fabregas përplasen në fushë, përjashtime dhe akuza të forta pas ndeshjes

Tensioni shpërtheu jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe pas saj. Marrëdhënia mes Massimiliano Allegri dhe Cesc Fàbregas duket se ka arritur pikën e thyerjes, pas një serie incidentesh që kulmuan me përjashtime dhe deklarata thumbuese para mediave. Në fushë, përplasja nisi pas një episodi që përfshiu trajnerin e Como 1907 dhe lojtarin e AC Milan, Alexis Saelemaekers. Fabregas kërkoi kartonin e dytë të verdhë për belgun – që gjyqtari nuk e akordoi – dhe më pas ndërhyri duke e penguar, çka bllokoi kundërsulmin e Milanit. Ky veprim ndezi menjëherë situatën: stolat u përfshinë në debat, ndërsa asistenti i Allegrit, Landucci, u drejtua me nervozizëm drejt një lojtari të Comos. Gjyqtari Mariani ndërhyri për të rivendosur qetësinë, por jo para se të përjashtonte si Allegrin ashtu...