Shënon ai që pritej më së paku, vendos një mbrojtës në pjesën e parë të derbit Milan-Inter (video)

Shënon ai që pritej më së paku, vendos një mbrojtës në pjesën e parë të derbit Milan-Inter (video)

8 Mars 2026 21:34 Telesport Pjesa e parë e derbit Milan-Inter, është mbyllur 1-0 për kuqezinjtë. Milan e nis më mirë takimin duke qenë pranë golit që në minutën e 3-të, ku pas një gafe të Yann Sommer, goditja e Luka Modric përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë. Minutat në vazhdim ishin të qeta dhe nuk kishte ndonjë rrezik konkret për të dy ekipet, ku asnjëra prej tyre nuk i la hapësirë kundërshtarit. Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku pas një aksioni model dhe asistit fantastik të Youssouf Fofana, ishte Pervis Estupinan që dërgoi topin në portën e Sommer. Ky është goli i parë për mbrojtësin ekuadorian me fanellën e Milanit dhe ndodh pikërisht në derbi. Në minutën e 39-të, Milan pati një...