Shehu flet për supersfidën e 26 marsit: Polonia ka avantazhin e fushës, gjithçka do të vendoset nga detajet
5 Shkurt 2026 10:08 Alfred Lleshi Më 26 mars në Varshavë, Shqipëria do të luajë një ndeshje historike në rrugën drejt Botërorit 2026, përballë një Polonie që përfaqëson pengesën më të vështirë të mundshme. Juljan Shehu, mesfushori kuqezi, foli për mediat polake me realizëm dhe respekt për rivalin, duke theksuar peshën e sfidës së “play off”-it: “Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Mendoj se do të vendoset nga detajet e vogla. Polonia ka një avantazh të lehtë sepse luan në shtëpi dhe ka mbështetjen e tifozëve. Unë e di se si janë tifozët polakë, se si i përkrahin klubet, në këtë rast kombëtaren. Kjo është diçka që polakët e kanë në avantazh”. Shehu foli edhe për rolin e tij në...
Burimi:
telesport.al