Shehi e nis aty ku e la, klasikja në ‘vitrinë’
Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana në program këtë të premte ora 19:00, hap duelet e javës së 26-të në Abissnet Superiore. Orges Shehi në debutimin e radhës te bardheblutë e nis pikërish para ekipit kur u largua dikur nga Tirana. Këtë radhë duket më e vështirë pasi shkodranët janë pretendentë seriozë për të mbyllur 36 javë si kryesues ndërsa tiranasit po vuajnë zonën e fundit. Ndërkohë e gjitha java me takimet e mbetura luhet ditën e shtunë. Kalendari ofron; Vora – Dinamo në orën 13:30, për te vazhduar më pas me 2 duelet e orës 16:30, Partizani – Egnatia dhe AF Elbasani – Bylis. Sfida e fundit do të jetë përballja e “Niko Dovana”-s Teuta – Flamurtari në orën 19:30. Java 26 Vllaznia –...
Burimi:
sportiim.al