Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Shanset për në Botëror, makthi i Beogradit, raporti me Brojën dhe lojtarët, Duka rrëfehet për gjithçka
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në intervistën e tij të fundit u ndal gjerësisht te futbolli, kombëtarja dhe objektivat madhorë të Shqipërisë. Në qendër të fjalës së tij ishte ëndrra e kualifikimit në Kupën e Botës 2026, një synim historik që, sipas Dukës, mbështetet në potencial real: “Kemi rreth 25% shanse. Besimi im nuk është dëshirë, por vlerësim realist i nivelit që kemi”. Duka pranon se Botërori është shumë më i vështirë se Europiani, por thekson se kombëtarja shqiptare e ka rritur ndjeshëm cilësinë dhe mentalitetin. Ai vlerëson atmosferën në stadium, përmirësimin e sjelljes së tifozëve dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë në Botëror “jo si tifozë, por me ekip”. Sa iu përket lojtarëve, presidenti i mbron ata publikisht ndaj kritikave, duke përmendur raste si...