Sfida ndaj Egnatias, Partizani ka vështirësi por ka një element pozitiv
Partizani po përgatitet për ndeshjen ndaj Egnatias me disa mungesa të rëndësishme në organikë. Besar Gudjufi do të mungojë për shkak të kartonit të verdhë të marrë ndaj Flamurtarit. Jashtë është edhe Babukar Jata, i dëmtuar, i cili nuk do të jetë i gatshëm në dy ndeshjet e mbetura tw kwtij viti. Lajmi pozitiv për të kuqtë është rikthimi i Redon Ismailit pas pezullimit. Mesfusha pritet të ndërtohet rreth Ismailit dhe Rouen Hjumen, me balotazh për një vend tjetër. Andi Janjeva është rikuperuar nga viroza dhe kandidon për t’u rikthyer. Në sulm pritet konfirmimi i dysheve Isgandarli–Toma. Përballë, Egnatia paraqitet në formë më të mirë se sezoni i kaluar dhe ndeshja në Rrogozhinë pritet të jetë e vështirë.