Sfida me Shqipërinë, Levandovski vlerëson kuqezinjtë: Ata janë një skuadër e fortë

Sfida me Shqipërinë, Levandovski vlerëson kuqezinjtë: Ata janë një skuadër e fortë

Ylli i Barcelonës dhe Polonisë, Robert Levandovski ka folur për sfidën e playoff-it që kombëtareja polake do të luajë me Shqipërinë në 26 mars. Sulmuesi polak ka folur me superlativa për kombëtaren shqiptare, duke theksuar se nuk duhet nënvlerësuar aspak, pasi është një skuadër e mirë. “Duhet të shënojmë një gol më shumë. Nuk mund të krahasoj këtë ndeshje me atë të 2023. Shqipëria është gjithnjë një skuadër e fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë që të mos e lejojmë që ajo të marrë avantazhin. Ndeshjet në transfertë janë gjithnjë të vështira. E respektojmë atë. Kjo është finalja jonë e parë dhe nuk ka vend për gabime, shpresojmë që të luajmë mirë që të kalojmë në finalen e dytë”, tha Levandovski. 37-vjeçari foli...