Setien: Te Barcelona, protagonistë janë lojtarët. Flick ka ndikim të madh
8 Janar 2026 12:16 Alfred Lleshi Quique Setién ishte i ftuar në “El Larguero”, ku foli për eksperiencën e tij te Barcelona, situatën aktuale të klubit dhe çështjet ekonomike. Trajneri kantabrik është pa ekip që nga 5 tetori, pas përfundimit të aventurës së tij te Guoan në Kinë. Për zgjedhjen e stolit blaugrana: “Nuk pendohem që zgjodha Barcelonën në vend të Egjiptit. Do të më pëlqente ta kisha përjetuar eksperiencën në një kontekst tjetër, me lojtarë të rinj, të motivuar dhe një ambient pozitiv. Në fakt, realiteti që gjeta ishte krejt ndryshe dhe i vështirë”. Për ndeshjen e Kupës së Mbretit, Barça-Racing Santander: “Racing meriton gjithçka që po përjeton. Publiku është totalisht i lidhur me ekipin. Atje kanë pasur dy zhgënjime, por nuk e humbasin...
Burimi:
telesport.al