Sesko: Manchester United mund të shkojë në Champions League, jemi gati për betejën finale
Benjamin Sesko beson se Manchester United ka mundësitë për të luftuar për një vend në Champions League. Ai ishte protagonist në barazimin 1-1 që “djajtë e kuq” arritën në kohën shtesë ndaj West Ham në ndeshjen e fundit në Premier League. “E dinim se ishte një nga ato ndeshje ku asgjë nuk është e lehtë. Është diçka nga e cila duhet të mësojmë. Mendoj se të gjithë e donim fitoren, të gjithë po përpiqeshin të fitonin ndeshjen, të shënonin, të luftonin për njëri-tjetrin”, tha Sesko. “Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por të paktën morëm një barazim, gjë që është e rëndësishme në fund. Më vjen mirë që edhe një herë, mund ta ndihmoja ekipin duke u përpjekur të siguroja të paktën një pikë”, shtoi slloveni. Më...
Burimi:
telesport.al