Sesko: E kam ëndërruar një gol dhe fitore të tillë, ardhja e Carrick ka sjellë diçka të re tek United
3 Shkurt 2026 10:08 Telesport Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, ka qenë protagonist i fitores 3-2 që “djajtë e kuq” arritën në ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Fulham. Ai realizoi golin që i dha tri pikët ekipit të tij në kohën shtesë. “Ishte e pabesueshme. Të shënosh në shtëpi dhe të shënosh golin e fitores në kohën shtesë është e pabesueshme. Kam ëndërruar për këtë dhe kam ëndërruar që mund ta bëj këtë. Ne të gjithë e dimë si ekip sa të rëndësishme janë këto rezultate”, tha Sesko. “Tani jemi në një ecuri vërtet të shkëlqyer dhe shpresojmë vetëm që të mund të vazhdojmë të punojmë fort kështu për të fituar ndeshje. Jam shumë i lumtur që munda ta ndihmoj ekipin. Tani...
Burimi:
telesport.al