Sërish Real Madrid–Manchester City, hera e 6-të në 7 sezonet e fundit të Champions-it

Sërish Real Madrid–Manchester City, hera e 6-të në 7 sezonet e fundit të Champions-it

27 Shkurt 2026 13:03 Alfred Lleshi Shorti i Nyonit solli edhe një herë përballjen mes Real Madridit dhe Manchester City, tashmë klasike e Champions League moderne. Në 7 vitet e fundit, dy skuadrat janë ndeshur 6 herë në fazat me eliminim direkt, duke dhuruar sfida spektakolare dhe rezultate të paparashikueshme. Real Madridi ka pasur shpesh epërsinë; nga çerekfinalet e sezonit 2023/24, të fituara me penallti pas barazimit spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, deri te gjysmëfinalja e jashtëzakonshme e sezonit 2021/22, e vendosur pas kohës shtesë. Manchester City reagoi fuqishëm në sezonin 2022/23, duke fituar 4-0 në kthimin gjysmëfinal, pas barazimit 1-1 në duelin e parë. Ndërsa sezonin e kaluar, Manchester City u mposht në të dyja përballjet e fazës eliminatore (2-3 dhe 1-3), duke...