Sërish Manaj, Sivaspor i largohet fundit

Sërish Manaj, Sivaspor i largohet fundit

Futbollisti kuqezi Rei Manaj tërheq skuadrën e tij të re Sivaspor drejt suksesit të radhës. Në takimin e sotëm Sivaspor në transfertë ndaj Serikspor fitoi 0-1 teksa Manaj shënoi nga afër portës pas një pasimi nga e djathta. Lushnjari 29 vjeçar është bërë protagonist duke shënuar 4 gola e dhënë një asist për ekipin e tij, duke u shfaqur përsëri lojtar vendimtar i skuadrës. Klubi turk këtë sezon po synon të shpëtojë Ligën e dytë turke. Me ekipin e Sivaspor aktivizohet edhe ish lojtari i Kukësit Valon Et’hemi./Foto X, Sivaspor/ Sportiim.al/ Post navigation