Sërish Ernest Muçi, gol në minutën e fundit në fitoren e Trabzonsporit
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira, përgjithësisht, me skuadrat e tyre në ligat e ndryshme europiane. Një pjesë kanë arritur nivele të larta dhe luajnë në kampionatet më cilësore në Europë. Të tjerë bëjnë llogaritë e merkatos për të gjetur destinacionet e preferuara. Ernest Muçi ka shënuar gol në minutën e 91-të për t’ia siguruar fitoren e 11-të këtë edicion skuadrës së Trabzonsporit. Trabzoni të dielën pasdite e mposhti në udhëtim Koçaelisporin me rezultatin 2:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të elitës së futbollit turk. Sulmuesi kroat, Bruno Petkoviq, e kaloi në epërsi Koçaelisporin në minutën e 18-të. Trabzoni shifrat i barazoi në minutën e 44-t me golin që e shënoi Felipe Augusto. Në minutat shtesë të takimit,...
Burimi:
sot.com.al