Serie A “zhduk” topin e kuq, merret vendimi

Serie A “zhduk” topin e kuq, merret vendimi

Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, një element historik i kampionatit italian në ndeshjet me kushte të vështira atmosferike. Sipas “gazzetta.it”, Liga po punon që kjo praktikë të hiqet përfundimisht nga sezoni i ardhshëm. Vendimi lidhet me zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e dukshmërisë në stadiume. Ndriçimi modern, cilësia e fushave dhe transmetimet televizive në rezolucion të lartë e kanë bërë të panevojshëm këtë zgjidhje. Në vend të topit të kuq, do të përdoren topa standardë me dizajne të përditësuara. Liga synon uniformitet dhe standarde të njëjta në çdo ndeshje. Topi i kuq mbetet një simbol historik i Serie A, i lidhur me shumë ndeshje të zhvilluara në dimër. Vendimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.