Serie A, Juventus dhuron spektakël ndaj Cremonese, gara për titull, gjithnjë e më e zjarrtë
Juventus përfiton në maksimum nga frenimi i Interit, Milanit dhe Napolit në ndeshjet e tyre të javës së 20 dhe iu afrohet më shumë në klasifikim edhe pse këto 3 të fundit janë me një ndeshje më pak. Në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër dhuroi spektakël në fushën e lojës teksa shkatërroi Cremonesen me rezultatin e thellë 5-0 duke u ngjitur në kuotën e 39 pikëve, po aq sa edhe Napoli e Roma dhe tani 5 skuadrat e para të Serie A ndahen nga vetëm 4 pikë. Juventus e hapi festivalin e golave që në minutën e 12 kur Bremer shënoi golin që zhbllokoi rezultatin e sfidës për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti. Festa e këtij goli nuk ishte shuar mirë kur pas vetëm...
Burimi:
ntv.al