Serie A bën ndryshimin e papritur, heq dorë nga topi dimëror ngjyrë portokalli për një arsye të fortë…
30 Dhjetor 2025 18:39 Telesport Presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, ka paralajmëruar se do ketë ndryshime në lidhje me ngjyrën portokalli të topit dimëror që përdoret në ndeshjet e kampionatit italian. Në një intervistë të fundit për Rai Uno, Simonelli ka zbuluar se do t’i rikthehen topit me ngjyrë tradicionale, si e verdha ose ngjyrë të bardhë. “Kemi marrë shumë protesta të justifikuara për ngjyrën portokalli të topit, ka disa që nuk mund ta shohin për shkak të verbërisë së ngjyrave. I kemi kërkuar furnizuesit tonë të përgatisë një furnizim me topa të rinj. Për çdo ndeshje, nevojiten 25 topa, 500 topa në javë, duke mos përfshirë ato që u japim çdo ekipi për stërvitje. Topat e rinj do të kenë një ngjyrë...
Burimi:
telesport.al