Serge Gnabry rinovon me Bayern, bën sakrificën e madhe vetëm për të qëndruar te bavarezët
5 Shkurt 2026 15:49 Telesport Tashmë është zyrtare, Bayern Munich dhe Serge Gnabry do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, të paktën edhe për dy vite të tjera. 30-vjeçarit i skadonte kontrata në fund të këtij sezoni dhe mund të largohej falas, por gjeti gjuhën e përbashkët me klubin dhe sot erdhi zyrtarizimi i rinovimit të kontratës deri në vitin 2028. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Serge Gnabry u shpreh se ishte shumë i lumtur që do të vazhdojë të luajë për bavarezët, edhe pas përfundimit të këtij sezoni. “Jam i emocionuar që do të luaj për Bayernin për më shumë vite. Bisedat ishin gjithmonë pozitive. Kur fillova te Bayern, nuk do ta kisha menduar kurrë se do të isha këtu për 10...
Burimi:
telesport.al