Seminar mbi inteligjencën emocionale me stafet e ekipeve kombëtare, organizimi i radhës nga FSHF

Seminar mbi inteligjencën emocionale me stafet e ekipeve kombëtare, organizimi i radhës nga FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një seminar të dedikuar inteligjencës emocionale, me pjesëmarrjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave, si edhe drejtuesve të disa departamenteve kyçe brenda FSHF-së. Seminari u fokusua në rëndësinë e inteligjencës emocionale në futbollin modern, duke trajtuar tema si menaxhimi i emocioneve, komunikimi efektiv, përballimi i stresit, konfliktet, si dhe balancimi mes fitoreve dhe humbjeve, që përbëjnë elementë thelbësorë për zhvillimin profesional të trajnerëve dhe stafit teknik. Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, në një prononcim për fshf.org e cilësoi seminarin si një ditë të veçantë dhe të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit. “Ka qenë një ditë e veçantë, si për trajnerët tanë të ekipeve të djemve dhe vajzave, ashtu edhe për...