Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Semenejo zgjedh skuadrën ku do të transferohet
Antuan Semenejo është kthyer në futbollistin më të kërkuar në merkaton e janarit në Angli pasi të gjithë klubet e mëdha të Premier Ligës janë vënë në ndjekje të futbollistit të Bornmuthit pasi kanë mësuar se ka një klauzolë largimi mëse të përballueshme prej tyre. Mançester Siti, Mançester Junajtid, Liverpuli, Totenhemi dhe Çelsi ishin mes ekipeve që shprehën hapur dëshirën për të nënshkruar me anësorin ganez, i cili ka një klauzolë largimi prej 65 milionë paund, që mund të aktivizohet vetëm në dy javët e para të muajit janar. Semenejo mendohej se do të zgjidhte Çelsin, pasi është rritur në veriun e Londrës ku ka shumë tifozë të kësaj skuadre. Por blutë kanë diskutuar me përfaqësuesin e tij, duke u tërhequr sot nga gara. Sipas...