Sebastian Vettel bën parashikimin surprizë: Ja kush e fiton Botërorin e F1 këtë sezon

Sebastian Vettel bën parashikimin surprizë: Ja kush e fiton Botërorin e F1 këtë sezon

18 Shkurt 2026 12:19 Telesport Në këtë periudhë testimesh, veçanërisht në fillim të një cikli të ri rregullator, ka mjaft konfuzion se cilat ekipe do të jenë pikë referimi, të paktën deri kur kampionati i Formula 1 të fillojë në Melburn. Shumë veta parashikojnë që Mercedes të jetë favorite, ndërkohë që testet e nisura në Bahrein mund të japin të dhëna të mëtejshme. Duke folur për mediat, ish-piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote, zbuloi se kë e sheh si kampion në fund të vitit 2026: “George Russell dhe Mercedes“. Më tej, Vettel komentoi kritikat e fundit të Lewis Hamilton ndaj rregulloreve të reja: “Ai ka shumë përvojë dhe mendoj se është në gjendje ta vlerësojë situatën shumë mirë. Nëse kthehemi në vitet 2013...