Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Sarri ishte special”, David Luiz: Me Conte-n ziheshim shpesh, por…
Nga marrëdhënia e tij me Maurizio Sarrin dhe Antonio Conten te Chelsea deri te transferimi i tij i dështuar te Napoli, mes buzëqeshjeve dhe prapaskenave, David Luiz foli hapur në një intervistë për GianlucaDiMarzioTV, e dhënë në dokumentarin kushtuar Pafos dhe historisë së një skuadre që tani është protagoniste në Champions League. David Luiz ndau mendimet e tij të përzemërta për Maurizio Sarrin dhe kohën e tij te Blues: “Sarri ishte special. Gati sa nuk fillova të pi duhan për shkak të tij… Çdo ditë ai më thërriste në zyrën time dhe më thoshte se duhej të flisnim. Ai pinte një, dy, tre cigare, fliste, dhe unë i thoja: ‘Të lutem, hap dritaren.’ Dhe ai thoshte: ‘Hesht, duhet të flasim për futboll.'” “Ai ishte një...