Sandro Tonali-n e kërkon “gjysma” e Europës, Newcastle i vendos çmimin e frikshëm
1 Mars 2026 16:30 Telesport Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2029, Newcastle do ta ketë shumë të vështirë të mbajë Sandro Tonali-n pas verës së ardhshme. Mesfushori italian është në kulmin e karrierës dhe e kërkojnë klube të shumta, nga Serie A, La Liga, dhe sigurisht Premier League. Fabrizio Romano zbulon se Newcastle do të heqë dorë nga Tonali vetëm për një ofertë që nis nga 120 milionë euro. Kujtojmë se Tonali u transferua në vitin 2023 nga Milan te Newcastle për shifrën 60 milionë euro, ndërsa tani “qymyrxhinjtë” duan dyfishin e çmimit që kanë paguar, për ta lënë të lirë. Për mesfushorin 25-vjeçar ka interes nga Serie A, ku e duan klube si Roma, Juventus dhe Napoli, por më favoritet janë...
Burimi:
telesport.al