Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal, por me një kusht. Agjenti i italianit zbulon gjithçka

Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal, por me një kusht. Agjenti i italianit zbulon gjithçka

14 Mars 2026 18:35 Telesport Sandro Tonali mungon në transfertën e sotme të Newcastle ndaj Chelsea-t për shkak viroze. Italiani ka treguar një super formë këtë sezon, duke përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha. Tonali mund të jetë protagonist kyresor i merkatos së ardhshme, megjithatë transferimi i tij drejt një ekipi të madh varet nga kualifikimi i Italisë në Botëror dhe paraqitja e mesfushorit. Të paktën kjo është ajo që thotë agjenti i mesfushorit, Beppe Risso, në një deklaratë për “Calcio Finanza”. “Duke e sjellë atë në Angli, kemi arritur ta shndërrojmë në një lojtar yll. Nëse ai shkëlqen në Kupën e Botës, ka të ngjarë që klube të mëdha si Manchester City dhe Arsenal do të jenë të interesuara për të. Pas...