San Antonio mund Detroit dhe korr suksesin e 9-të radhazi, fitojnë edhe Sacramento e Houston

San Antonio mund Detroit dhe korr suksesin e 9-të radhazi, fitojnë edhe Sacramento e Houston

24 Shkurt 2026 8:08 Telesport Skuadra e San Antonio korri sot fitoren e 9-të radhazi në NBA, duke mundur Detroit me shifrat 114-103. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për Spurs, që hedhin zyrtarisht kandidaturën për titull. Të gjithë titullarët e San Antonio realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Vassell me 28 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Sacramento, që mundi 123-114 Memphis, ndeshje ku u dallua Russell Westbrook, autor i 25 pikëve. Në ndeshjen e tretë të luajtur sot në NBA, ekipi i Houston fitoi 125-105 ndaj Utah Jazz, në një përballje pa shumë histori. Jabari Smith me 31 pikë ishte lider për teksanët, që ndodhen në vendin e tretë në Perëndim.