Sa është shuma që do të përfitojë Kombëtarja në rast se kualifikohet në Botëror
Shqipëria ndodhet dy hapa larg historisë, me mundësinë për të debutuar në Kupën e Botës 2026. Kualifikimi do të sjellë jo vetëm emocion dhe famë ndërkombëtare, por edhe përfitime financiare të konsiderueshme. Sipas rregulloreve të FIFA-s për shpërblimet në Botëror, çdo federatë që arrin të marrë pjesë në fazën e grupeve përfiton 9 milionë dollarë. Kjo shumë është e destinuar për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes së ekipit dhe për të investuar në zhvillimin e futbollit në vend. Përveç këtij bonusi fillestar, shpërblimet rriten në varësi të avancimit në turne: raundi i 1/16-ave përfiton 11-15 milionë dollarë, çerekfinalisti përfiton 19 milionë dollarë. Vendi ikatërt do të përfitojë 27 milionë dollarë, ndërsa i treti 29 milionë. Vendi i dytë do të fusë në “xhep” plot 33...
Burimi:
opinion.al