Russell fiton garën sprint në Kinë, në podium edhe dy makinat Ferrari, zhgënjen Verstappen
14 Mars 2026 4:50 Telesport Piloti britanik George Russell me Mercedes fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Shangai, në Kinë. Kryesuesi i botërorit të Formula 1 bëri një paraqitje të mirë në një minigarë (19 xhiro) që dhuruan emocione nga fillimi deri në fund. Në 6 xhirot e para ai dueloi “rrotë më rrotë” me dy makinat Ferrari, që u ngjitën të dyja në podium, me Charles Leclerc (i dyti) që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton (i treti). Më pas, Russell e ruajti kreun edhe kur në pistë hyri makina e sigurisë. Në vendin e katërt u rendit kampioni në fuqi, britaniku Lando Norris me McLaren e më pas Kimi Antonelli me Mercedes. Piloti italian mori një penalitet...
Burimi:
telesport.al