Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos
Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Serhii Palkin, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për rikthimin e mundshëm të ekipeve ruse në garat ndërkombëtare, duke i cilësuar ato si një “shkëputje të plotë nga realiteti”. Në një deklaratë të ndarë me Flashscore dhe media të tjera, Palkin shprehu zhgënjimin e tij të thellë ndaj qëndrimit të kreut të FIFA-s. “Qëndrimi i Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me rikthimin e mundshëm të ekipeve ruse në garat ndërkombëtare përfaqëson një shkëputje të plotë nga realiteti dhe jam thellësisht i zhgënjyer prej tij”, deklaroi ai. Palkin theksoi se realiteti në Ukrainë është i pamohueshëm pas katër vitesh lufte të përmasave të plota. “Ne kemi mbijetuar një luftë në shkallë të plotë për...
Burimi:
javanews.al