Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

Neutraliteti si tradhti kombëtare-lëvizja më e re e Ministrisë ruse të Sporteve që atakon sportistët dhe atletët ruse që garojnë nën dy-flamur Nga Eljanos Kasaj* Moskë-Ministri i Sportit i Federatës Ruse, Mihail Djegtjarjov, ka akuzuar publikisht 38 atletë rus për “tradhti” për shkak të ndryshimit të besnikërisë kombëtare dhe garimit për vende të tjera në vend të Rusisë në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina. Ndër të përmendurit në listën e të akuzuarve, janë edhe shumë atletë rus që sot garojnë nën flamurët e disa vendeve evropiane, si dyshja ruso-hungareze e vallëzimit mbi akull, Maria Evgenjvna Pavlova dhe Alexej Vadimoviç Svjatçenko, tri herë kampionë të Hungarisë për patinazh artistik (2023-2024, 2026), të cilët përfunduan të katërt në ngjarjen kryesore sportive dimërore të këtij viti....