Rudiger: Nëse dëshiron të fitosh Champions League duhet të luash dhe fitosh ndaj ekipeve si City
Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rüdiger, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League që “los blancos” do të luajnë sot kundër Manchester City në stadiumin Etihad. “Kam luajtur shumë ndeshje të ngjashme. Fitova Champions me Madridin dhe punon gjithë sezonin për momente të tilla. Jemi përballur shpesh me City vitet e fundit, një nga ekipet më të mira në Evropë. Nëse do të fitosh Ligën e Kampionëve, duhet të luash kundër ekipeve si City”, tha Rudiger. “Kam pasur disa probleme të vogla, por kjo tani ka mbaruar. Kam luajtur mirë në ndeshjet e fundit dhe ndihem në formën time më të mirë. Kam punuar shumë për të arritur në këtë pikë të sezonit në formë të mirë,...
Burimi:
telesport.al