Rruga drejt Budapestit/ “OPTA” zbulon kush do ta fitojë Champions League këtë sezon

Rruga drejt Budapestit/ “OPTA” zbulon kush do ta fitojë Champions League këtë sezon

Janë përcaktuar tashmë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve, ndërsa superkompjuteri i “Opta”-s ka publikuar parashikimet më të fundit për ekipin që mund të fitojë trofeun. Analiza bazohet në një sërë faktorësh, përfshirë formën aktuale, statistikat historike, precedentët dhe indeksin e rendimentit të skuadrave. Sipas këtyre vlerësimeve, Arsenali konsiderohet favoriti kryesor për triumfin final. Skuadra londineze, që në çerekfinale përballet me Sportingun, ka 78.71% shanse për të arritur në gjysmëfinale, 51.3% për të kaluar në finale dhe 29.73% për të fituar trofeun. Në vendin e dytë renditet Bajerni i Mynihut, që do të përballet me Realin e Madridit. Gjermanët kanë 59.56% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale, 36.43% për të shkuar në finale dhe 18.33% për të fituar Ligën e Kampioneve. Podiumi plotësohet nga Barcelona,...