Rregulli “Wenger”, futbolli nuk do të jetë më i njëjtë. Me të, Mbappé mund të buzëqeshë

Rregulli “Wenger”, futbolli nuk do të jetë më i njëjtë. Me të, Mbappé mund të buzëqeshë

31 Dhjetor 2025 10:55 Alfred Lleshi Arsène Wenger, një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, me 22 sezone tek Arsenali dhe 17 trofe të fituar, prej vitit 2018 është këshilltar në FIFA dhe po shtyn një revolucion të ri, rregullin “Wenger”, ndryshim radikal të rregullit të “offside”. Aktualisht, mjafton që një pjesë e trupit të sulmuesit të jetë përpara mbrojtësit për t’u konsideruar “offside”. Propozimi i Wengerit kërkon që i gjithë trupi i sulmuesit të jetë përpara mbrojtësit; në të kundërt do të konsiderohet në pozicion të rregullt. Ky ndryshim do të trondiste mënyrën e lojës. Një mbrojtje e lartë, si ajo e Barcelonës, do të bëhej praktikisht e pambrojtshme, ndërsa shumë skuadra do të detyroheshin të uleshin në bllok të ulët. Edhe pse ideja...