Rrëfimi i Ardon Jasharit: Milani është magji, Allegri një trajner i madh, kam stilin e Pirlos

Rrëfimi i Ardon Jasharit: Milani është magji, Allegri një trajner i madh, kam stilin e Pirlos

Mesfushori Ardon Jashari ka rrëfyer emocionet e tij në një intervistë për Sportmediaset, duke theksuar se tashmë ndihet plotësisht i rikuperuar dhe gati për të dhënë maksimumin me fanellën e Milanit. “Po, tani ndihem 100% në formë dhe po punoj edhe më shumë për të ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjet”, u shpreh Jashari, për të cilin Milani pagoi 36 milionë euro pas negociatave të gjata me Club Brugge. Një frakturë në këmbë e pësuar në gusht e mbajti jashtë për pjesën e parë të sezonit, por mesfushori ka nisur të rikthejë formën optimale, siç u pa në ndeshjet e fundit. Jashari foli edhe për tratativat e gjata që e çuan në “Milanello”. “Milani do të thotë shumë për mua. Kur më thanë se mund të...