Rrëfehet Lara Colturi: Olimpiada emocion i jashtëzakonshëm, e vetëdijshme se kush jam

Rrëfehet Lara Colturi: Olimpiada emocion i jashtëzakonshëm, e vetëdijshme se kush jam

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram, skiatorja Lara Colturi ka rrëfyer emocionet e saj pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Ajo garoi në sllallomin gjigand, ku pas dy zbritjesh u rendit në vendin e 16-të. “Këto ishin lojërat e mia të para Olimpike me sllallomin gjigant. Çfarë dite ka qenë… Kam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz të afërt me mua dhe ajo mbështetje më dha forcë të jashtëzakonshme. Më çoi në portën e fillimit sot me vetëdije të plotë se kush jam dhe çfarë jam i aftë të bëj”, tha Colturi. “Siç thotë Federica Brignone, një rezultat nuk përcakton se kush je, dhe dua ta përgëzoj për dy medaljet e saj të arta. Jam krenare për atë që...