Rrëfehet Guardiola: Për mua është një nder të stërvis një lojtar si ai

Rrëfehet Guardiola: Për mua është një nder të stërvis një lojtar si ai

Ishte një e diel e paharrueshme për Manchester City, që fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Liverpool dhe qëndron 6 pikë pas Arsenal në renditjen e Premier League. Pep Guardiola është shprehur i kënaqur për këtë sukses. “Kjo ndeshje ishte një reklamë e shkëlqyer për Premier League. Pjesa e parë ishte vërtet e mirë dhe humbëm pak vrull në të dytën. Anfield mund të ndihet njësoj”, tha Guardiola. “Pas kësaj, luajtëm më drejtpërdrejt dhe pastaj humbëm topin dhe ishim shumë pasivë. Një gol i shkëlqyer nga Szoboszlai, dhe më pas, të udhëhequr nga kapiteni ynë Bernardo, u rikthyem në lojë”, shtoi trajneri spanjoll. Më tej , trajneri i “citizens” vazhdoi: “Shpirti ishte aty dhe në përgjithësi pjesa e parë ishte vërtet e mirë, por në pjesën...