Rrëfehet Casemiro: Për mua, Zidane është numri një. Gjithmonë jam frymëzuar prej tij

Rrëfehet Casemiro: Për mua, Zidane është numri një. Gjithmonë jam frymëzuar prej tij

28 Shkurt 2026 11:52 Alfred Lleshi Casemiro është protagonisti i një episodi të ri të “Premier Corner by Guinness 0,0” në DAZN, ku mesfushori i Manchester United flet për karrierën, modelet dhe mentalitetin që e ka bërë një nga mesfushorët më vendimtarë në Europë. Braziliani kujton fillimet e tij: “Kur je fëmijë, të gjithë ata që shikon në televizor bëhen referencë”. Mes tyre, një emër qëndron mbi të gjithë: “Për mua, Zinedine Zidane është numri një. Gjithmonë jam frymëzuar shumë prej tij”. Admirim që më vonë u lidh drejtpërdrejt me periudhën e tij te Real Madridi, ku punoi me trajnerin francez gjatë viteve më të suksesshme të karrierës. Casemiro thekson se suksesi nuk vjen vetëm nga talenti: “Edhe kur je duke fituar, duhet të vazhdosh...