Rrapo Taho: Kombëtarja do ta ketë të vështirë në Poloni, shpresojmë që Silvinjo të gjejë zgjidhjen e duhur

Rrapo Taho: Kombëtarja do ta ketë të vështirë në Poloni, shpresojmë që Silvinjo të gjejë zgjidhjen e duhur

Rrapo Taho është ndër emrat më të spikatur të futbollit shqiptar, një legjendë e kësaj loje, ku shkëlqeu me Flamurtarin dhe Kombëtaren në fundvitet 80-të dhe fillimvitet 90-të, me suksese në kupat europiane që sot as imagjinohen. Gazeta “SOT”, e sjell në këtë intervistë këtë personalitet të futbollit tonë, me mendime të vyera për dy çështje. E para për Flamurtarin, skuadrën që të gjithë e duan në majë por ajo rrezikon të bjerë, duke kaluar kriza të njëpasnjëshme, si dhe për Kombëtaren, e cila më 26 mars do të ndeshet me Poloninë në Varshavë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për në Botëror. Taho e sheh krizën e Flamurtarit me mungesën e stabilitetit dhe zhgënjimin nga disa lojtarë që erdhën me bujë por rezultuan “inekzistente”...