Rrahmani i dëmtuar, Kosova pa kapitenin në duelin me Sllovakinë në mars
Kosova më 26 mars do të luajë kundër Sllovakisë në Bratislavë. Por “Dardanët” pritet të paraqiten pa kapitenin Amir Rrahmani në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Ndeshja Sllovaki – Kosovë i takon gjysmëfinales së “play-off”-it për Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Mediumet lokale të Napolit kanë bërë të ditur se Amir Rrahmani pritet të mungojë tre deri katër javë, me mundësi të pushimit edhe më të gjatë. Mbrojtësi i qendrës u zëvendësua pas lëndimit të pësuar në ndeshjen që Napoli e zhvilloi kundër Romës, fundjavën e kaluar. Rrahmani në minutën e 69-të shkaktoi penallti dhe mbeti i lënduar. Ai ka lëndim muskulor në këmbën e majtë. “Rrahmani pritet të mungojë për tre deri në katër javë. Për...
Burimi:
sot.com.al