Roy Hodgson pa limite, rikthehet në pankinë në moshën 78-vjeçare
Roy Hodgson, 78 vjeç, do të drejtojë Bristol City deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Gerhard Struber. Hodgson, i cili ka trajnuar më shumë se 20 klube që nga fillimi i karrierës së tij në vitin 1976, rikthehet te Bristol City, skuadër e “Championship” (liga e dytë angleze), të cilën e kishte drejtuar edhe në vitin 1982. Ai kishte njoftuar tërheqjen nga pankinat në vitin 2024, pas një periudhe të shkurtër te Crystal Palace, teksa e shpëtoi ekipin nga rënia nga kategoria. Megjithatë, që atëherë është lidhur disa herë me një rikthim të mundshëm. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Hodgson ka drejtuar ndër të tjera Interin, Fulhamin, Liverpool-in, si dhe kombëtaret e Anglisë, Finlandës e Zvicrës. “Emërimi i Roy synon rezultate positive në...
Burimi:
telesport.al