Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Roveshiata e McTominay shndërrohet në vepër arti, ekspozohet në galerinë kombëtare skoceze
24 Dhjetor 2025 10:10 Alfred Lleshi Roveshiata e Scott McTominay, e realizuar kundër Danimarkës në kualifikueset e Botërorit 2026, është shndërruar në një vepër arti dhe do të ekspozohet në “Scottish National Portrait Gallery” në Edinburg deri më 5 janar. Fotografia e bërë nga Ross MacDonald fikson momentin kur mesfushori i Napolit godet topin në një lartësi prej 2.53 metrash. Ideja lindi nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e krahasuan gjestin spektakolar me një pikturë muzeu. Pikërisht ky entuziazëm e shtyu autorin ta trajtonte aksionin si një imazh artistik, duke e kthyer një moment sportiv në simbol estetik. Ekspozimi i veprës në një nga institucionet kulturore më prestigjioze të Skocisë është një nder i veçantë për McTominay dhe dëshmi se futbolli, përtej...