Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Rosenior pranon sfidën: E di që duhet të jem një trajner fitues me Chelsea
Trajneri i ri i Chelsea, Liam Rosenior, përgatitet për debutimin e tij në stolin e “blues”. Ai pranon se për të do të jetë një sfidë e vështirë, por edhe stimuluese. “Mezi pres. Si i ri, gjithmonë kam dashur të jem trajner, kam folur shumë për këtë”, tha Rosenior. “Është shumë mirë që kjo mundësi erdhi në këtë fazë të karrierës sime, por fokusi im më i madh nuk është të jem trajner i Chelsea, por të jem një trajner fitues me Chelsea”, u shpreh trajneri i ri anglez. Më tej, Rosenior komentoi: “Ky është mesazhi që u dhashë lojtarëve kur i takova për herë të parë. Duhet të nisim punën me shpejtësi për pjesën tjetër të sezonit. Do të jetë një periudhë fantastike”. “Kur...