Rosenior: Përgjegjësia ime për humbjen, por nuk duhet të përsëritim të njëjtat gabime dy herë

Rosenior: Përgjegjësia ime për humbjen, por nuk duhet të përsëritim të njëjtat gabime dy herë

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka komentuar humbjen 5-2 të skuadrës së tij në Francës ndaj PSG në Champions League. Një ndeshje që ishte e ekuilibruar deri në minutën e 75-të, me francezët që realizuan tri gola në 15 minuta. Rosenior kritikoi portierin Jorgensen: “Sido që të luash, gjithnjë ke rreziqe që duhet të pranosh. Mund të godasësh gjatë dhe ato shkojnë direkt në portën tënde. Mund të ndërtosh. Ky është rreziku që marrim. Unë marr përgjegjësinë. Jam përgjegjës për këtë humbje”. “Është për të ardhur keq sepse, për shkak të atyre momenteve të ndërtimit të aksionit, ne kemi më shumë kontroll të lojës. Të pësosh pesë gola është diçka me të vërtetë shumë e vështirë për t’u pranuar”, tha trajneri i Chelsea. “Nuk kemi...