Rosenior, pas humbjes ndaj Arsenalit: Problemi nuk është futbolli ynë, por ashpërsia

Rosenior, pas humbjes ndaj Arsenalit: Problemi nuk është futbolli ynë, por ashpërsia

2 Mars 2026 11:00 Alfred Lleshi Në “Emirates Stadium”, Chelsea kishte mundësinë të dërgonte një sinjal të fortë në garën për Champions, por derbi ndaj Arsenalit konfirmoi kufizimet që po karakterizojnë sezonin e “Blues”. Në javën e 28-të të Premier League, ekipi i Liam Rosenior tregoi personalitet dhe cilësi në lojën e hapur, por e pësoi 2-1 në situata të njohura tashmë. Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 21-të me William Saliba, vendimtar sërish në goditje standarde. Chelsea barazoi në fund të pjesës së parë, pas një përplasjeje në zonë nga një këndore. Në pjesën e dytë, një tjetër situatë statike vendosi ndeshjen. Gabimi i Robert Sánchez favorizoi golin e Jurrien Timber në të 66-ën. Pesë minuta më pas, nxjerrja me karton të kuq...