Rosenior nis sot stërvitjen me Chelsea: Stili im i përshtatet në mënyrë të përkryer lojtarëve në dispozicion

Rosenior nis sot stërvitjen me Chelsea: Stili im i përshtatet në mënyrë të përkryer lojtarëve në dispozicion

Trajneri i ri i Chelsea, Liam Rosenior, thotë se stili i tij i lojës u përshtatet lojtarëve në mënyrë të përkryer. Ai do të nisë sot zyrtarisht stërvitjen me “blues”. “Pata fatin të ndiqja stërvitjen dje. Mund ta shihni cilësinë e lojtarëve. Ka lojtarë të shkëlqyer në të gjithë skuadrën”, tha 41-vjeçari anglez i ardhur nga Strasbourg. “Do të na duhet një skuadër e madhe gjatë dy muajve të ardhshëm sepse kemi shumë ndeshje, por të gjithë lojtarët do të kenë një shans për të treguar cilësinë e tyre”, shtoi Rosenior. Ai e ndoqi nga tribuna ndeshjen që Chelsea humbi ndaj Fulham. “Çdo trajner ka një ide se si dëshiron të luajë. Kjo është ajo që të bën trajner. Unë kam një ide se si...