Rosenior mesazh tifozëve: Premtoj se do të punoj shumë për Chelsea, jam këtu për të fituar trofe

Rosenior mesazh tifozëve: Premtoj se do të punoj shumë për Chelsea, jam këtu për të fituar trofe

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës që “blues” do të luajnë në Premier League ndaj Brentford. Ai kërkon të ketë një lidhje të mirë me tifozët dhe u premton: “E vetmja gjë në të cilën mund të përqendrohem është puna ime”, tha Rosenior. “I kuptoj tifozët, ata paguajnë para, e duan klubin e tyre. Ata duan më të mirën për klubin. Ajo që është më e mira për klubin është që të fitojmë ndeshje futbolli në fushë. Pra, sa më shumë ta bëjmë këtë, aq më pak shanse kemi për vërshëllima”, shtoi më tej trajneri i sapoemëruar i Chelsea. Më tej, Rosenior komentoi: “Jam këtu për të ndihmuar këtë klub të fitojë trofe në afat të...