Rosenior: Ky ekip ka 18 muaj pa bërë pushim, kam këshilluar lojtarët të marrin rreze dielli në ditët e lejes

Rosenior: Ky ekip ka 18 muaj pa bërë pushim, kam këshilluar lojtarët të marrin rreze dielli në ditët e lejes

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka deklaruar se në ditët kur skuadra eë tij është pushim, lojtarët të marrin sa më shumë rreze dielli. “Blues” shfrytëzojnë këtë mesjavë pa ndeshje për të patur më shumë kohë për të rikuperuar. “I inkurajova lojtarët të shkonin dhe të merrnin pak diell. Ata kanë qenë në këtë situatë, pa ndërprerje, për 18 muaj. Ndonjëherë, mënyra më e mirë për t’u rigjallëruar dhe për të qenë të freskët është të shkëputeni dhe të merrni kohë”, tha Rosenior. Chelsea ka qenë në aktivitet pa pushim, pasi një vit më parë shkoi deri në finalen e Conference League (e fitoi) dhe më pas deri në finalen e Kupës së Botës për klube (e fitoi). Për pasojë, ka patur pak ditë pushim...