Rosenior: Ky Chelsea nuk do të dorëzohet kurrë, i di mirë problemet ku duhet të punojmë

Rosenior: Ky Chelsea nuk do të dorëzohet kurrë, i di mirë problemet ku duhet të punojmë

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, pavarësisht humbjes 2-3 që skuadra e tij pësoi ndaj Arsenal në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, është i kënaqur me të tijtë. Prej vetëm një jave në detyrë, ai shprehet se skuadra është ende në garë për të kapur finalen. “Kërkova energji, presion, vrapim dhe ndihmë për ekipin. Jam shumë i lumtur me këtë anë që tregoi skuadra. Nuk jam i kënaqur me rezultatin dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si pësuam golat. Por lojtarët nuk u dorëzuan dhe ne jemi ende në garë”, tha Rosenior. “Duhet të jemi më të fortë në momente të caktuara dhe do të punojmë për këtë. Të pësosh dy gola nga rifillimet nuk është e pranueshme edhe pse shënuam vetë një...