Rosenior: Humbje dhe eliminim i dhimbshëm, tifozëve të Chelsea u premtoj netë të lavdishme
Chelsea e dinte se duhej të zvogëlonte një diferencë të konsiderueshme prej tre golash pas humbjes së tyre 5-2 në ndeshjen e parë në Paris. Por, në fund ata u detyruan të pranojnë epërsinë e PSG, që triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit të Champions League luajtur dje në Londër. Liam Rosenior, trajneri i “blues”, ishte i hidhëruar në fund të ndeshjes: “Ne padyshim donim të luftonim më fort. Merita i takon PSG, pasi kontrolli i tyre i topit ishte i nivelit të lartë në të dyja ndeshjet, ata meritojnë të avancojnë”. “Futbolli ka të bëjë me momentet: nëse i lejon kundërshtarët të fitojnë vetëbesim pa i lodhur shumë, ata bëhen të pandalshëm. Ne ishim në lojë për gjashtë minutat e para, pastaj bëmë një...
Burimi:
telesport.al