Rosenior: Chelsea është ndryshe nga klubet e tjera ku kam punuar, këtu bëhet fjalë vetëm për të fituar

Rosenior: Chelsea është ndryshe nga klubet e tjera ku kam punuar, këtu bëhet fjalë vetëm për të fituar

27 Shkurt 2026 10:40 Telesport Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka folur për Sky Sports në lidhje me aventurën e tij të deritanishme me “blues”. Ai erdhi në mes të sezonit, duke zënë vendin e Enzo Maresca, një detyrë e vështirë me ekipin kampion bote. “Ka ende tre trofe për të cilët po luajmë, në Champions League, në Carabao Cup si dhe duke u përpjekur të luftojmë në Premier League edhe pse kjo e fundit duket e vështirë për t’u arritur”, tha Rosenior. “Chelsea është ndërtuar mbi fitoren. Jam i vetëdijshëm për këtë. Tifozët duhet të jenë krenarë për historinë e këtij klubi. Dua të argëtoj gjithkënd, por në këtë nivel bëhet fjalë për të fituar ndeshje”, shtoi trajneri i Chelsea. Më tej, Rosenior komentoi:...